Barcelona, Xavi kapet me shtypin

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, ka dalë para medias këtë të diel pas fitores ndaj Alavés (2-1) me disa mesazhe të qarta. “Lojtarët e mi nuk luajnë të çliruar për shkak të atyre që thuhen rreth tyre. Shtypi është shumë kritik dhe i ekzagjeruar, kjo ndikon tek ne dhe prandaj nuk luajmë me qetësi si më parë, por përsëri nuk dorëzohemi. Kemi humbur pikë këtë sezon më shumë nga dhuratat tona”.

Xavi tha se “kur pësojmë gol, nuk jemi në momentin më të mirë, por pavarësisht tyre, kemi pasur dy ndeshje në Ligë që janë kthyer shumë të shëmtuara. Në pjesën e parë u thashë që të qetësohen me vrapimin, me mjedisin, të luajnë futboll, se ata janë të mirë dhe se nëse jemi të pozicionuar mirë, rezultati do të rikthehet”.

Në lidhje me ndikimin e shtypit në lojën e skuadrës, ai tha:

“Unë nuk kam asnjë dyshim. Krijohen situata dhe skenarë që nuk janë realë për mua dhe më pas më prekin, pa dyshim. Më ka ndodhur mua si futbollist, po ndodh edhe me futbollistët e mi. Është normale, gjenerohet negativitet dhe kjo ndikon. Sot ka ndikuar në pjesën e parë, në të dytën jo. Në të dytën mendoj se skuadra është çliruar, ka luajtur, ishte mirë, sidomos gjysmë ore, deri në penalltinë e Ferran Torresit. Skuadra ka qenë e mirë, ka luajtur mirë, por mendoj se futbollistët janë shumë të prekur nga ajo që thuhet rreth tyre”.

sfidanti.al