Po lind klubi i ri më i pasur në botë

Fondi i investimeve publike saudite, i cili zotëron edhe Newcastle do të blejë ekipin e Marseille në fillim të vitit të ardhshëm dhe në këtë rast Zinedine Zidane do të ulej në stolin e ekpit bardhekaltër. Paratë e grupit saudit janë praktikisht të pakufizuara, prandaj Newcastle mori pseudonimin “klubi më i pasur në botë”,dhe kjo u pa edhe pas rezultateve të skuadrës nga Anglia, e cila fitoi menjëherë një vend në Ligën e Kampionëve. Canal+  njoftoi se Frank McCourt, pronari aktual i Marseille, do të mbyllë marrëveshjen me sauditët dhe transferimi zyrtar i klubit në Fondin e Investimeve Publike të Arabisë Saudite do të bëhet në janar. Shuma për të cilën do të shitej Marseille do të jetë rreth 400 milionë euro. Nëse gjithçka realizohet, në Ligue 1 do të ishim dëshmitarë të një “derbi” arab me PSG-në, një klub në pronësi të një konsorciumi nga Katari.

sfidanti.al