17 gola të pësuar nga ekipi nënkampion, këmbanë alarmi te Tirana. Gjatë këtij sezoni, skuadra bardheblu po vuan dhe jo pak për të gjetur vazhdimësinë por nëse ka një statistikë që mund të bëjë me dhimbje koke trajnerin Julian Ahmataj ajo është shuma e golave të pësuar. Teuta, Kukësi, Dinamo dhe Erzeni kanë pësuar nga 18 por ky nuk mund të jetë një ngushëllim për ekipin e drejtuar nga Julian Ahmataj që sinjalet problematike i dha që në kohën e drejtimit nga Orges Shehi.
Golavarazhi është +1 pasi edhe në sulm ekipi është shumë produktiv por kur bëhet fjalë për të treguar siguri në prapavijë, ka ende shumë probleme dhe ky mund të jetë një asist për Partizanin dhe Egnatian. Në Itali kanë një shprehje, “mbrojtja fiton kampionatin” dhe nëse kjo është një teori globale, atëherë Tirana duhet të alarmohet, përndryshe rruga për kundërshtarët do të jetë e shtruar.
sfidanti.al