Cili e vendosi perzevativin mbi VAR-in? Le t’i bëjmë..VAR-in

Në ditët e  bëmave  të VAR-it, s’kishte si mos ta dëgjoje edhe atë  barsaletën “banale”    se ..VAR-it është bërë për t’i varur kollaren! Aludohej me atë historinë  e njohur, kur pacienti e merr ne telefon mjekun dhe e pyet për hallin e madh që e kishte zënë :

  • Doktor, si t’ia bëj ? Vuaj nga hipotenca dhe ai miku ka ulur kokën…!
  • E keni provuar ta varni xhaketën tek ai miku juaj ? – e pyet doktori.
  • As këmishën nuk e mban dot – i thotë pacienti.
  • Atëherë, vari kollaren ! – ia plas mjeku…

Por, nuk e dinim ose nuk e prisnim që do të vinte një ditë edhe më e keqe . S’do t’i varnim kollaren VAR-it, por edhe më zi akoma. Ndodhi që ndodhi, por në një qytet të “gabuar”…në Korçë. Tamam në ndeshjen më të zjarrtë javës në Superligë, Skënderbeu-Tirana,  që një zot e di pse nuk pati fitues, por dy aty ku  ekipet u ndëshkuan me nga një pikë… ndodhi dhe  “mrekullia e tetë”.

Mbi kabinën e VAR-it,  aty ku  s’të falin edhe qimen,  ishte vendosur  një perzevativ.  Se cili është mesazhi, nuk do shumë shkrim e këndim,  shpresa është që Komisioni i Disiplinës t’i ndëshkojë me gjobë “atentatorët”.   E dinim se kishin ndodhur të gjitha në Superligë, po  “bota e futbollit” tonë  është  ende e pazbuluar…

Sfidanti.al