Nemar sërish në kurthin e tradhtisë

Neymar nuk e vuan aspak dëmtimin e pësuar me Kombëtaren që do ta mbajë jashtë për më shumë se 8 apo 9 muaj pasi e kalon dhimbjen në mënyrën e tij. Në vendlindje, sulmuesi është vënë sërish në qëndër të vëmendjes mediatike për shkak të tradhëtisë së radhës në dëm të të fejuarës, Bruna Biancardi. Kjo e fundit duket e lodhur nga sjellja e sulmuesit të Al Hilal i cili duket se nuk di ose nuk do të ndalojë pasi ky nuk është rasti i parë edhe pse e fejuara e ka falur disa herë.

Në horizont është ndarja si një mundësi reale edhe pse pak muaj më parë Biancardi solli në jetë vajzën e çiftit. Tradhtia e radhës është regjistruar në një festë private të organizuar në vilën e sulmuesit në Mangaratiba pranë Rio de Janeiros. Lajmi në këtë mes nuk është ky por numri i femrave me të cilat e ka tradhëtuar ai Biancardin e që sipas gazetarëve është 92.

sfidanti.al