Interi do të duhet të bëjë pa mbrojtësin Benjamin Pavard të paktën deri në fillim të vitit 2024. Mbrojtësi francez i transferuar gjatë merkatos së kësaj vere, u dëmtua në sfidën e luajtur në Bergamo kundër Atalantës duke e lënë fushën pas 33 minutave lojë. Klubi zikaltër bëri me dije se pas të gjitha testeve mjekësore rezultoi se mbrojtësi francez nuk do të jetë në gjendje të luajë për rreth dy muaj.
Komunikata e Interit:
“Benjamin Pavard iu nënshtrua vlerësimit klinik dhe të gjitha testeve të nevojshme mjekësore këtë mëngjes në Institutin Humanitas në Rozzano. Testet konfirmuan dëmtimin në gjurin e tij të majtë”.