Historia e sportistes trondit botën

Nga UFO te UFC, ndryshon vetëm një shkronjë por e gjithë historia. Kampionia e kafazit Angela Hill trondit botën e sportit me një deklaratë që gjithsesi duhet marrë me rezerva. 38-vjeçarja që në ditët e fundit siguroi një sukses tjetër duke e çuar në 29 numrin e fitoreve në karrierë, flet për një histori që nuk ka asnjë lidhje me sportin por ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Gjyshërit e luftëtares mendohet se janë rrëmbyër nga UFO-t në New Hampshire, histori që e mbështet në rrëfimin e saj edhe Hill, sipas së cilës, ata u përmendën vetëm disa orë pas rrëmbimit.  “Ata nuk kanë arritur ta kujtojnë asnjëherë me saktësi atë që ndodhi por pasi u rrëmbyen nisën të kishin mankthe, rrëfen sportistja në një intervistë për BBC Sport ku shton se ndaj gjyshërve të saj u bënë eksperimente të frikshme por më pas ata u lanë të lirë. Kjo është një nga historitë më tronditëse të viteve 60 në SHBA ku gjeti një hapësirë të madhe mediatike por deri më sot askush nuk di të japë një shpjegim shkencor.

sfidanti.al