Lakers kundër Celtic, rivaliteti që ka ndërtuar NBA-në

Lakers kundër Celtics, një rivalitet i pastër sportiv, perëndimi kundër lindjes, dy markat më të njohura të koshit amerikan. Të suksesshëm, ambiciozë deri në vetëmohim duke e ndihmuar sportin e NBA të rritet e të bëhet një amrkë globale pasi pa Lakers-Celtic, loja e koshit amerikan nuk do të ishet asnjëherëkjho që njohim sot. Los Angeles dhe Boston janë ndeshur plot 12 herë në finalet e NBA, e para daton në vitin 1959 për të vijuar me dominimin absolut në vitet 60 dhe 80 e për të kulmuar me duelet e viteve të fundit. Lakers numërojnë 17 tituj, po aq sa Boston por me një ndryshim të madh, 8 të parët skuadra kaliforniane i ka regjistruar nën omblellën e Mineapolis. Në total 34 nga 76 kampionatet në total i kanë fituar këto dy skuadra.

Larry Bird dhe Magic Johnson e ngritën stelën në një nivel të paparë më parë kur në vitet 80 e ndezën edhe më shumë rivalitetin mes dy brigjeve ekstreme të kontinentit amerikano verior, ndërsa hera e fundit ku Celtics dhe Lakers janë ndeshur ishte në vitin 2010 në finalen e fituar nga kalifornianët pas ndeshjes së shtatë.  Jo vetëm një rivalitet ekipor por edhe io talenteve që kanë nxjerrë në vitrinë dy skuadrat. Lojtarë që kanë shkruar historinë e basketbollit botëror si ; Kobe Bryant, Paul Pierce, Magic Johnson, Larry Bird, James Worthy, Kevin McHale, Jerry Ëest, John Havlicek, Gail Goodrich, Russell, Baylor, Ëilt Chamberlain, Kareem Abdul-Jabbar, Shaquille O’Neal apo Bob Cousy. Në sportin amerikan asnjë rivalitet nuk i afrohet duelit Lakers-Celtics.

sfidanti.al