Ibrahimovic pranë rikthimit te Milani

Zlatan Ibrahimovic ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Milanit dhe rikthimi i tij mund të finalizohet së shpejti. 42-vjeçari suedez luajti një rol kyç për kuqezinjtë gjatë periudhës së tij të dytë në klub, duke kaluar 3 vjet e gjysmë në skuadër pas kthimit të tij në korrik të vitit 2020. Gjatë ndalesës së dytë, Ibrahimovic mori rolin e liderit duke e udhëhequr skuadrën drejt titullit kampion, ndërsa një vit më pas u tërhoq përfndimisht nga futbolli.

“Gazzetta dello Sport” bën me dije se Ibrahimovic ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Milanin gjatë javëve të fundit dhe gjërat kanë ecur pozitivisht për të rinisur një bashkëpunim tjetër mes klubit kuqezi dhe ish-bomberit. Stefano Pioli e mirëpret ish-sulmuesin në klub, duke e bërë të qartë se kërkon ta ketë atë si një krah të djathtë në skuadër.

sfidanti.al