FSHF nuk është bërë ende e gjallë për djalin e Rudi Vatës

Rudi Vata mendon se në të ardhmen Shqipëria do të jetë një opsion për djalin e tij Roko Vata, edhe pse aktualisht 18-vjeçari përfaqëson Irlandën. Ish-kapiteni i Kombëtares konfirmon se Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka tentuar të kontaktojë apo të marrë informacion zyrtar për Rokon, edhe pse ai nuk kërkon një justifikim për këtë. Madje, i pyetur në lidhje me deklaratën e fundit të trajnerit të Shpresave, Vata tregon për gazetën “Panorama Sport” se me Alban Bushin ka qenë shok dhome në ekipin kombëtar, ndërsa për djalin nuk e ka pyetur ndonjëherë. Megjithatë, ndër të tjera, Rudi shprehet se djali i tij duhet të punojë fort dhe çdo gjë ta arrijë me meritë të plotë. Ai gjithashtu lë të hapur mundësinë që në të ardhmen, Roko të përfaqësojë Shqipërinë, pasi është detyrë e stafit teknik që të vlerësojë nëse është i vlefshëm për ekipin kombëtar. Vata, që numëron 58 ndeshje me Shqipërinë flet edhe për skuadrën e Silvinjos, frymën që ka sjellë, si edhe çfarë na pret pas kualifikimit, pasi sipas tij është mision i kryer.

sfidanti.al