Futbollisti i Shënkollit, Bledar Zefi ka përfunduar në pranga nga Policia e Lezhës pas episodit të shëmtuar gjatë takimit me Sopotin. Zefi goditi me grusht gjyqtarin Aburraman Kadriu, me këtë të fundit që iu desh të merrte mjekim ne Spitalin rajonal Lezhë.
Njoftimi:
Lezhë/ Dhunoi fizikisht arbitrin gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “KF Shënkolli”-“KF Sopoti”, vihet në pranga 31-vjeçari, futbollist i ekipit “KF Shënkolli”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. Z. 31 vjeç, banues në Lezhë, futbollist i ekipit “KF Shënkolli”, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. 31-vjeçari, ditën e sotme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “KF Shënkolli”-“KF Sopoti”, në stadiumin e Shënkollit, ka dhunuar fizikisht arbitrin e ndeshjes, shtetasin A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spital për asistencën e nevojshme mjekësore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
sfidanti.al