Rugby, sporti 2-shekullor

Rugby është një nga sportet më të vjetër të planetit pasi për herë të parë është luajtur në vitin 1823, saktësisht 2 shekuj më parë në shkollën “Rugby” të qytezës angleze të Warwickshire kur gjatë një ndeshjeje futbolli,William Webb Ellis mori topin në duar dhe u largua. Për të mbështetur këtë teori, Kupa e Botës sot mban pikërisht emrin “Trofeu William Webb Ellis”. Në vitin 1863 nëj grup kolegjesh dhe shkollash krijuan rregullat e para dhe 8 vite më pas u themelua Unioni i Futbollit Rugby e po në vitin 1871 u luajt ndeshja e parë ndërkombëtare Angli-Skoci e mbyllur në favor të vendasve me rezultatin 1-0.

Lojrat olimpike
Ky sport u përfshi për herë të parë në olimpiadën e vitit 1900 ku Franca fitoi medaljen e artë. Australia dhe Zelanda e Re ku aktualisht rugby është sport i parë, e zyrtarizuan pas vitit 1908 edhe pse Haka e famshme e neozelandezëve u performua për herë të parë që në vitin 1905.

 

Kupa e Botës
Botërori i parë është uajtur vetëm në vitin 1987 ku All Blacks mundën Francën në finale. Viti 1995 shënoi një pikë të madhe kthese jo vetëm në historinë e këtij sporti pasi presidenti Nelson Mandela, njeriu simbol i bashkimit të një kombi, ngriti trofeun për llogari të Afrikës së Jugut që mposhti në finale Zelandën e Re.

 

Epoka moderne
Dy shekuj pas shpikjes, rugby është shtrirë nga Zelanda e Re në Britaninë e Madhe me miliona ndjekës sepse nuk është një lojë e bazuar në rregulla por një sport i bazuar në shpirtin e rregullave. Rugby është disiplinë, kontroll, vetëvlerësim dhe sakrificë për shokun e skuadrës por edhe displina kultura e lojës së pastër.

 

sfidanti.al