Bayern Munchen nxjerr në shitje Coman

Kingsley Coman mund të largohet nga Bayern Munichu pas tetë viteve e gjysmë të kaluara në Allianz Arena. Sulmuesi francez ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Bayernit në këto vite, por ai tani nuk është më një i paprekshëm dhe largimi i tij në janar është mëse i mundur. 27-vjeçari verën e vitit të kaluar refuzoi një kalim në Arabinë Saudite, por ai nuk preferohet shumë nga trajneri Thomas Tuchel dhe Bayerni po konsideron shitjen e tij. Bavarezët janë të gatshëm të lejojnë largimin e francezit nëse marrin një ofertë rreth 80 milionë euro. Arsenal, Liverpool, Manchester United janë klubet e interesuara për yllin francez.

sfidanti.al