Kur nuk janë mbushur as dy ditë nga ndeshja e fundit e Kombëtares, FSHF nxiton për të hequr sikletin e një ndeshjeje të mbartur në mënyrë që më pas të luhet edhe java e fundit e fazës së parë për të mbyllur një xhiro të çmendur të futbollit shqiptar u skuadrat kanë bërë sakrifica të mëdha për shkak të kalendarit të ngjeshur. Sot në orën 19:0o do të luhet derbi i parë sezonal dhe ndoshta më pak emocionuesi i viteve të fundit.
Duket sikur të gjithë duan ta heqin qafe sa më shpejt ndeshjen që duhej të ishte korniza e futbollit shqiptar. Shtyrja e e datës për të ruajtur terrenin e stadiumit “Air Albania” tregon mungesë vlerësimi për sfidën më spektakolare të futbollit në vend, atë duel që ka ushqyer përherë pjesën më të madhe të tifozerisë në vend. Ndryshimi i formulës gjithashtu duket se i ka bërë tifozët indiferentë, ndërsa stadiumi do të jetë një ndërtesë e braktisur pasi duket se aksush nuk ka interes për një ndeshje që tashmë është kthyer në normale.
sfidanti.al