Spanjë, gjendet i pajetë futbollisti i humbur

Tragjedi në Soanjë ku është gjetur trupi i pajetë i Álvaro Prieto, futbollistit të ri që u zhduk të enjten e kaluar. Trupi i djaloshit u gjet mes dy vagonëve në zonën Santa Justa të Seviljes, siç konfirmohet nga Policia Kombëtare.

Djali i pajetë u gjet nga gazetari Alberto Catalán, nga programi “Mañaneros” në kanalin La 1 të RTVE, teksa bashkë me një operator po punonin live për zhdukjen e futbollistit të ri. Departamenti i TVE News dha urdhër për të bllokuar transmetimin e pamjeve, duke penguar edhe shpërndarjen e tyre në kanale të tjera. Që nga mbrëmja e djeshme Njësia e Urgjencës Ushtarake (Ume) kishte nisur kërkimet për Alvaro Preito me ndihmën e qenve të trajnuar për gjurmim.

sfidanti.al