Shokohet futbolli në Itali, Zaniolo dhe Tonali akuzohen për baste

Italia në kaos pasi emri i Fagioli-t pasohet nga dy të tjerë, Zaniolo dhe Tonali të cilët janë përfshirë në akuzat e Fabrizio Corona-s për bastet në futboll. Agjentë të forcave të rendit kanë mbërritur sot ne qëndrën stërvitore në Coverciano të Italisë për të marrë në pyetje lojtarët.

Për momentin, mesfushorët që aktivizohen në Premier League, do të qëndrojnë në qëndrën stërvitore të Kombëtares së Italisë, ndërsa nuk përjashtohet që ata të mos jenë pjesë e skuadrës së kaltër për sfidën eleminatore me Maltën, shumë e rëndësishme për Italinë në këtë fazë.

sfidanti.al