Roma është ende në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, duke përfshirë lojtarë të lirë si Phil Jones, Jerome Boateng dhe Shkodran Mustafi.Verdhekuqtë janë me alternativa të kufizuara në qendër të mbrojtjes për shkak të dëmtimeve të Chris Smalling, Diego Llorente dhe Marash Kumbulës ndërsa në ndeshjet e fundit, Cristante është tërhequr në repartin difensiv.
Sipas Tuttomercatoweb dhe La Gazzetta dello Sport, drejtori Tiago Pinto po kërkon lojtarë të lirë për të sjellë sa më shpejt të jetë e mundur dhe me koston më të ulët të mundshme. Mustafi është 31 vjeç dhe ka përvojë në Serie A me Sampdorian nga 2012 deri në 2014.
sfidanti.al