Zoran Zekic u largua nga Partizani pas vetëm 14 ndeshjesh. Kroati do të vazhdojë aventurën si trajner në vendin e tij, te Osijek. Siç shihet në video, Zekic i përshëndeti të gjithë në kampin e kuq, ku nuk munguan fjalët motivuese.
“Shoh fytyra të qeshura. Kur ju shoh të lumtur që po ik, jam i lumtur. Ok djem, ju keni lexuar disa gjëra në ditët e fundit dhe e dini që dëshira ime ishte të shkoja në shtëpi. Dua t’ju falënderoj për këto 4 muaj dhe uroj të më kujtoni në mënyrë të mirë. Nëse në ndonjë rast ju kam shtyrë, ka qenë për arsye profesionale. Ju uroj më të mirën. Ju keni të gjithë numrin tim, nëse dëshironi të dëgjoni ndonjëherë se si jam, ose nëse ka ndonjë gjë me të cilën mund t’ju ndihmoj. Ju uroj më të mirën në jetë, profesionalisht dhe së pari me familjen dhe uroj që të shoh disa nga ju të luajnë në Europë. Për mua ajo do të ishte më e mira. Faleminderit” – tha ai.
sfidanti.al