E dinim që tetori është muaji ku “kokat” e vendit kanë ditëlindjen, por nuk e dinim që kjo data 12 tetor do ta kishte “biletën” më shtrenjtë nga të gjitha datat ,s’e dinim se do ta kishte bujën sikur vetë futbolli do të ..rilindte ! Epo..le të falenderojmë zotin që më në fund e solli 12 tetorin, për të shpëtuar nga pyetja ç‘nderuese nëse ke gjetur biletën e jetës apo jo apo nga tjetra , e trefishtë, që të tollovit gjumin : do të fitojmë apo do të humbasim ndeshjen ? Apo më mirë barazimi…
Çekët kanë një shprehje botërore tek Shvejku i tyre i famshëm : Të gjitha rrugët të çojnë në Budejovice! Nëse do të kishim edhe ne Shevjkun tonë, nw futboll ndoshta e kemi, do ta na thoshte se të gjitha rrugët na çojnë.. në Europian! Se çfarë do të ndodhë sot në mbrëmje, kur do të luajmë me çekët , këtë e mësuam këto ditë nga disa reklama me ekran ndriçues, ku mbishkruhet se më 12 tetor, do të bëjmë 12 orë festë!
Po çfarë të festojmë para ndeshjes? Dikur prisnim fundin e 90 minutave për të festuar apo për të ulur kokën ,kurse në futbollin e sotëm ta “shesin” fitoren bashkë me biletën! Mirë Europianin e 2016-tës që e mësuam para kohe se do të shkonim në fazën finale, por pse na e tregojnë prapë fundin e filmit, kur me Silvinjon po e shijonim pak e nga pak…
Sfidanti.al