Pak frymë më në fund për futbollin e “provincës”, të kthehemi te Kombëtareja…

Kombëtarja e Shqipërisë është vërtet një ilaç në momentin dhe vendine duhur për futbollin e vendit të origjinës. Dy ndeshjet me Çekinë dhe Bullgarinë vijnë në një moment jetik për skuadrat e Superiores, në emergjencë të plotë për shkak të 5 javëve të luajtura në rreth 3 javë kalendarike. Shpëtim për Superioren por edhe për njerëzit me hallet dhe streset e përditshmërisë, pavarësisht traumës që shkakoi çështja e biletave.

Djemtë e Sylvinhos marrin stafetën jo vetëm për t’u treguar vendasve të Superiuores se si luhet futboll i vërtetë por edhe për t’u dhënë shqiptarëve pak kënaqësi në mesin e përditshmërisë së tyre kaotike. Partizani bën mirë të çlodhë muskujt në seanca terapeutike pasi rikthimi do të jetë edhe më traumatik menjëherë me një derbi për t’u rikuperuar, ndërsa pjesa tjetër e skuadrave me sytë nga qielli për pak pushim, marrin lejen e përkohshme për të thithur pak oksigjen. Sot Kombëtarja merr stafetën (pa asnjë lojtar të Superiores), ndërsa tregu i zi i biletave të arenës ngjitet si protagonist në skenën finale.

sfidanti.al