Tre ditë më parë në Në OPAP Arena të Athinës, tifozët grekë shfaqën një pankartë ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”, e cila shkaktoi zhurmë të madhe në Serbi. Mediat greke bëjnë të ditur se janë identifikuar dy personat që kanë futur banerin “Kosova është Shqipëri” në stadium duke theksuar se ata do të përjashtohen përgjithmonë nga stadiumi i AEK-ut.
Klubi, me ndihmën e policisë ka identifikuar dy të dyshuarit duke përdorur kamerat e sigurisë në stadium. Policia greke nuk ishte gjithsesi kaq e shpejtë në reagim dhe efikase kur disa javë më parë tifozët e Olympiacos vendosen një baner në stadiumin e gtyre me mbishkrimin, “Kosova është Serbi”.
sfidanti.al