Harry Kane në Hollivudin e Mynihut

Sulmuesi i Bayern Munchen, Harry Kane ka marrë me qera një vilë gjigande në Mynih të cilësuar si Hollivudi i Mynihut për shkak të përmasave gjigande dhe luksit e komoditetit që ofron. Bomberi anglez arkëton rreth 500 mijë euro në javë dhe nuk e ka aspak problem të akomodohet në vilën me vlerë 35 milionë euro. 12 dhoma, pishinë gjigande e mbyllur dhe shumë ambjente sportive për 4 fëmijët e çiftit dhe Kane me bashkëshorten, Katie Goodland.

Vila është pozicionuar në lagjen Grunwald të Mynihut e cilësuar edhe si “Beverly Hills”. 400 metra katrorë hapësirë e banueshme, një pyll i madh por edhe një kantinë vere për bomberin që me siguri do të kërkojë ta shijojë sa më shumë periudhën 3-vjeçare në Gjermani.

Sfidanti.al