Claudio Caniggia rrezikon 15 vjet heqie lirie

Ish ylli i futbollit argjentinas, Claudio Caniggia mund të përballet me një vendim shumë të rëndë në dëm të tij. Ai rrezikon deri në 15 vjet heqje lirie për shkak të akuzave për dhunë seksuale ndaj ish-bashkëshortes. Caniggia që ka veshur fanellën e Rangers dhe Dundee në Skoci është në një proces gjyqësor pas akuzave të ish-bashkëshortes Mariana Nannis.

56-vjeçari ka luajtur në tre Kupa Bote, ndërsa sot mund të përfundojë pas hekurave edhe pse avokatët e tij i kanë refuzuar të gjitha akuzat në dëm të tij. Ngjarja daton në vitin 2018 në Hotelin Faena ku ish-bashkëshortja, nënë e tre fëmijëve të tij, e akuzon për dhunë seksuale.

sfidanti.al