Guardiola cakton rivalët e titullit

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka thënë para takimit me  Arsenal se londinezët do të jenë për një kohë të gjatë kandidatw për të fituar titullin. “Ata ishin rivali më i madh sezonin e kaluar dhe do të qëndrojnë atje për një kohë të gjatë”,  ka thënë fillimisht Guardiola.

I pyetur nëse Arsenali do të ishte rival për titullin këtë sezon, ai shtoi: “Absolutisht, së bashku me Liverpool-in. Për të analizuar pretendentët për titull, ideja është ta bëjmë në 10 ndeshjet e para. Duhet të presim, por klubet e mëdha janë gjithmonë pretendentë. Arsenali është kthyer. Kur isha djalë i ri dhe fillova si trajner në Barcelonë, e di që ata luftuan me ekipin e Sir Alex Ferguson, Manchester United”.

Arsenali ka humbur 12 ndeshjet e fundit në ligë kundër Cityt dhe fitorja e fundit daton në dhjetor të vitit 2015 ku atëherë triumfuan me rezultat 2-1 përmes golave të Theo Walcott dhe Olivier Giroud.

sfidanti.al