“Santiago Bernabeu”, kryevepra e inxhinierisë

Stadiumi i ri i Real Madrid, Santiago Bernabeu është një kryevepër e vërtetë e inxhinierisë. Pamjet e risive teknologjike në kompleksin 1 miliardësh po bëjnë xhiron e botës por ja cilat janën disa nga detajet më interesante. Terreni i lojës ndahet në 6 pjesë të ndryshme dhe mund të paketohet për t’i lënë vend skenës së koncerteve ndërkohë që edhe në brendësi siguron ndriçimin e nevojshëm në mënyrë që bari të mos prishet. Pjesët vendsen njëra poshtë tjetrës në pjesën e brendshme të stadiumit në një thellësi prej 35 metrash, praktikisht sa një pallat 10 katësh. Kjo ishte sfida e verteteëe arkitektëve në procesin e rindërtimit të stadiumit.

Fusha do të zhvendoset në serrën gjigande poshte stadiumit edhe në momentin kur nuk ka ndeshje, sepse sistemi Ipogje, siguron ajrin e kondicionuar por edhe të gjitha sistemet për krasitjen e barit. Secila nga 6 pjesët peshon 1600 ton secila dhe nëpërmjet një sistemi hidraulik ashensorësh, pjesët ngjiten në sipërfaqe sa herë ka ndeshje dhe për të gjithë këtë proces nevojiten nga 6-10 orë. Edhe çatia e stadiumit zhduket. Mbulesa e lëvizshme është e përbërë nga një mbulesë fikse prej 28 mijë metrash katrorë dhe një e lëvizshme në qëndër të impiantit. I gjithë procesi i hapjes së çatisë ndahet në 5 faza të ndryshme. E gjithë koha që nevojitet për këtë proces është 15-20 minuta. Këto janë pikërisht dy risitë më të mëdha të kompleksit më modern të planetit.

sfidanti.al