Neymar baba për herë të dytë

Futbollisti i njohur Nejmar dhe partnerja e tij, Bruna Biankardi janë bërë prindër të një vajzeDyshja kanë sjellë në jetë një vajzë, ndërsa lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.

Bruna ka publikuar në Instagram disa foto me të voglën e tyre dhe zbuloi se vajzën e kanë pagëzuar me emrin Mavie.Kujtojmë që futbollsti ka edhe një tjetër fëmijë me ish të dashurën e tij, Karolina Dantas, David Luka, ndërsa prej kohësh ai është në qendër të vëmendjes së medias rozë, ku shkak janë bërë tradhtitë e vazhdueshme ndaj partneres së tij aktuale.

sfidanti.al