Roma në telashe, kapiteni e “braktis”

Lorenzo Pellegrini nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Jose Mournho për një muaj e gjysmë. Mesfushori ka pësuar një tërheqje muskulare dhe koha e rikuperimit është më shumë se 30 ditë, çka do të thotë se tekniku luzitan duket të ristrukturijë mesfushën e skuadrës së tij.

Sipas “Sky Sport”, testet kanë treguar një çarje të muskulit në këmbën e djathtë dhe ai pritet të jetë jashtë fushës për disa javë. Një nga sfidat më të rëndësishme që humbet Pellegrini është edhe ajo kundër Interit në 28 tetor, ndërsa mbetet në dyshim për duelin derbi me Lazion në 12 nëntor.

sfidanti.al