A ka ardhur momementi që Muçi të bëjë hapin e madh?

Ernest Muçi po shkëlqen këtë sezoon te Legia e Varshavës ku u transferua rreth tre vite më parë nga Tirana për rreth 600 mijë euro. Sot, sipas “Panorama Sport” ai ndiqet nga Monaco që mund ta shkëpusë nga polakët për 30-fishin e vlerës që arkëtoi Tirana. 7 gola të shënuar e kanë nxjerrë në vitrinë talentin e Kombëtares që gjithsesi është në sezonin e parë pozitiv me Legian dhe ndoshta një transferim i mundshëm në Ligue 1 mund ta eklipsojë totalisht.

E pati shumë të vështirë ambjentimin në Poloni dhe tashmë që ka nisur një rrugë të mbarë duke fituar shpesh herë edhe balotazhin me sulmuesit e tjerë, shkalla e vështirësisë mund të rritet. Transferimi që në janar është një bast i rrezikshëm që mund t’i vendosë një gur të madh në rrugën drejt rritjes e pjekjes përfundimtare. Gjithsesi, jo në çdo rast kjo teori është e konfirmuar dhe talenti tiranas mund të shpërthejë përfundimisht në një kampionat ku yjet lindin në vazhdimësi dhe këtë herë mund të jetë radha e një shaiptari.

 

sfidanti.al