Super-Broja, Shqipëria në duar të sigurta

Armando Broja shënon gol në ndeshjen e parë sezonale si titullar. Trajneri Maurizio Pocchettino i besoi vendin që nga minuta e parë dhe sulmuesi shqiptar ia shpërbleu në ndeshjen delikate kundër Fulham në derbin e Londrës. Bomberi me origjinë shkodrane shënoi golin e dytë pas realizimit të Mudryk duke hequr tensionin e madh përreth trajnerit argjentinas që ka vendosur t’ia besojë skuadrën e Chelseat gardës së re e ku Broja është një pikë referimi në sulm.

Ndeshje fantastike për bomberin kuqezi që ngroh edhe trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Sylvinho. Momenti i mirë i sulmuesit shqiptar do ta vendosë në pozita shumë të vështira trajnerin për të bërë një zgjedhje edhe pse dëmtimi i Cikalleshit mund ta shtyjë Brojën drejt 11-ëshes titullare në 12 tetor kundër Republikës Çeke.

sfidanti.al