Ancelotti i shqetësuar për rastin “Negreira”

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka folur për rastin “Negreira” që kryqëzon Barcelonën në darën e akuzave për korrupsion ndaj gjyqtarëve, duke thënë se vendimi përfundimtar duhet të merret nga organet ligjore, jo nga dikush tjetër, por shtoi se është i shqetësuar me situatën.

“Jam i shqetësuar për këtë çështje [rasti Negreira], si e gjithë bota e futbollit për një çështje kaq serioze. Unë jetoj në këtë botë të futbollit për 40 vjet dhe kur ndodh kjo lloj çështjeje, ne të gjithë shqetësohemi. Shpresojmë që drejtësia të bëjë punën e saj dhe të arrijë një zgjidhje”, ka thënë Carlo Ancelotti për mediat.

Real Madrid, disa ditë më parë ka akuzuar njërin nga gjyqtarët për vendime të gabuara, gjë që nuk u prit mirë nga presidenti i La Ligas, Javier Tebas

sfidanti.al