Beteja e madhe po vjen, Fury kundër Usyk për unifikimin historik të gjerdanëve

Do të ndeshen për Krishtlindje, lajmi i madh ka ardhur. Tyson Fury dhe Alexander Usyk kanë vendosur të përballen në 23 dhjetor në Arabinë Saudite për të unifikuar 4 gjerdanët më të rëndësishëm të boksit, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Britaniku që mban gjerdanin WBC dhe 36-vjeçari ukrainas me gjerdanët WBA, IBF dhe WBO do të zbresin në ringur e Rijadit 48 orë përpara natës së Krishtlindjes. Lajmi konfirmohet nga stafi i të dy boksierëve dhe ministri arab i Sporteve, Turki Alalsikh, sipas të cilit, Fury dhe Usyk janë gati pëe duelin e dueleve.

Sfidanti.al