Ronaldo dhe Beckham në lojrat e Indisë?

David Beckham bëri debutimin e tij në Lojërat Aziatike të mërkurën në të njëjtin ekip me Ronaldon, por për fat të keq, jo në një turne futbolli. Beckham Elkatohçungo, 20 vjeç, dhe Ronaldo Laitonxham Singh, 21 vjeç, janë të dy çiklistë të garave pistë që përfaqësojnë Indinë. Ronaldo bëri debutimin e tij në Lojërat Aziatike të martën, duke ndihmuar Indinë të zërë vendin e 5-të në renditjen e sprintit ekipor. Bekhami u rendit i 9-ti në renditjen e sprintit individual të së mërkurës, 4 vende më poshtë sesa Ronaldo. “Babai im ishte një futbollist në ekipin kombëtar dhe ai ishte një tifoz i madh i David Beckhamit”, shpjegoi Elkatohçongo.

“Kur linda në spital, ai i kishte thënë mamasë sime: nëse është djalë, atëherë emri i tij do të jetë Dejvid Bekham.” Edhe pse është çiklist, Beckham ka qenë edhe futbollist, por ai hoqi dorë për t’iu përkushtuar çiklizmit. Edhe Babai i Ronaldo Laitonxhamit ishte gjithashtu një tifoz i madh i ish-mesfushorit të Brazilit dhe Barcelonës, Ronaldinho-s. Megjithatë, ai emrin të birit të tij ia ka lënë Ronaldo. Me punë në Kashmir, ai kishte vënë një bast me disa miq për Ronaldon që të shënonte gol kundër Anglisë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës 2002.

Ronaldinho shënoi gol dhe vulosi fitoren 2-1 ndaj Anglisë, ndërsa Brazili më vonë u shpall kampion bote. Pak minuta pas përfundimit të ndeshjes me Anglisë, ai u lajmçrua nëpërmjet telefonit se gruaja e tij kishte lindur djalë, por në qytetin Imphal që ishte 2000 kilometra larg. “Mendoj se babai im fitoi disa para atë ditë, falë idhullit të tij. Dhe, kjo është arsyeja pse e mora këtë emër. Ai ndjeu se isha shumë me fat për të”, ka shpjeguar çiklisti indian.

Të dy çiklistët nga India kanë tërhequr vëmendje të madhe në Lojërat Aziatike që po mbahen në Hangzhou të Kinës për shkak të emrave të ish-futbollistëve të njohur. “Në aeroport jam ndalur nga sigurimi, i cili nuk besonin se emri im i vërtetë është Beckham. Ata nuk më liruan derisa ua tregova pasaportën dhe u vërtetuan se me të vërtetë quhem Bekham”, shtoi indiani.

sfidanti.al