Alarmon Uzuni, i bashkohet Cikalleshit, Sylvinho “kryqëzon gishtat” për beratasin

Myrto Uzuni, ka lënë fushën e lojës për shkak dëmtimi që në pjesën e parë, duke shtuar problemet për teknikun e kuqezinjve. Në pjesën e parë të ndeshjes Granada-Real Betis, sulmuesi kuqezi ka lënë fushën e lojës për shkak të një problemi muskular dhe ky është një lajm i keq për skuadrën shqiptare 15 ditë nga sfida vendimtare me Republikën Çeke në datën 12 tetor.

Uzuni, edhe pse kishte shfaqur probleme fizike në ndeshjet e kaluara, u aktivizua titullar nga trajneri Paco Lopez, për të tentuar që të kthente skuadrën në shinat e duhura në një ndeshje delikate dhe për ta larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit. Në minutën e 36, sulmuesi pas një kontakti u rrëzua në tokë dhe menjëherë tregoi se kishte probleme muskulore. Tashmë priten anaolizat e detajuara për të dhënë një përgjigje më të saktë rreth shkallës së dëmtimit të bomberit.

sfidanti.al