Sulmuesi kosovar Baton Zabërgja shpëton Dinamon dhe i dhuron fitoren e dytë në 6 javë kampionat. Investimi i klubit blu tek të rinjtë duket se është rruga e duhur sepse ishte pikërisht sulmuesi 22-vjeçar që i jep oksigjen edhe trajnerit Di Biagio në krizë të thellë rezultatesh bashkë me ekipin e tij.
Ndeshje heroike nga ana e Dinamos që për më tepër luajti rreth 25 minuta me një lojtar më pak për shkak të të kuqit të Behiraçes i cili në këto javë të para duket sikur po prish më shumë se sa po ndreq punë në mekanizat e ekipit që për momentin mbetet kryeqytetas. 6 pikë që janë shumë të rëndësishme për blutë ndërsa Laçi është rikthyer në zonën gri pas dy humbjeve rresht.
sfidanti.al