Në Shqipëri nuk janë të rralla rastet kur zyrtaret nuk njohin limite kur bëhet fjalë për të përvetësuar fonde, qoftë këto të destinuara edhe për fëmijë apo për shtresa të ndryshme shoqërore. I tillë është edhe rasti më i fundit në Librazhd ku Ish-nënkryetari i Bashkisë Librazhd, Andri Çota është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Më saktësisht, ai yshohet se gjatë kohës që ka mbajtur postin nënkryetar i bashkisë Librazhd, ka keqpërdorur fondin për klubin sportiv, duke shkaktuar dëm ekonomik.
Komunikata e policisë:
“Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, më datë 21.09.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka mbajtur postin nënkryetar i bashkisë Librazhd, ka keqpërdorur fondin për klubin sportiv, duke shkaktuar dëm ekonomik”.
sfidanti.al