Sebastian Haller fitoi betejën më të rëndësishme, atë kundër kancerit por ajo që i dhëmb më shumë është disfata në betejën në distancë me Bayern Munchen kur në javën e fundit të sezonit të kaluar, Borussia Dortmund humbi titullin.
“Ende më kujtohen ato çaste plot zhgënjim nga takimi i fundit kundër Maincit. Të gjithë besonim se titulli ishte në duart tona, por ja që nuk ndodhi kështu. Ajo plagë e shkaktuar në javën finale më ka lënduar më tepër edhe se sëmundja e kancerit”, tha mes notave të larta Sebastian Haler në median e “Sport Bild”.
Pasi mbërriti në Dortmund ai u diagnostikua me kancer në testikuj dhe pas një beteje të gjatë u riintegrua në skuadër e madje u bë protagonist edhe pse Borussia e humbi betejën e titullit vetëm në minutat e fundit të sezonit të kaluar.
sfidanti.al