Humbja e Vllaznisë në Shkodër përballë Egnatias është ndoshat ndeshja simbol e ndryshimeve të mëdha dhe pozicionit në të cilin ndodhet futbolli sot dhe jo vetëm ai shqiptar. Shkodranëve me traditë, tifozë, muze të pasur dhe një klub me peshë në logo, nuk u mjaftuan të gjitha këto për të thyer modestët në emër të Egnatias që kandidojnë seriozisht për një nga 4 vendet e para. Ambicjet e tyre nuk i kanë fshehur asnjëherë rrogozhinasit që të tilla shaka si kjo e sotmja i kanë bërë edhe më parë Vllaznisë në shtëpi por fitorja e fundit në “Loro Boriçi” flet shumë dhe tregon te Egnatia se si do ta dëshironin skuadrën shkodranët.
Dwamena me perlën e shtatë në 6 ndeshje të këtij sezoni e ka ngjitur skuadrën në kuotën 11, përkohësisht në vendin e parë edhe pse Partizani e Tirana kanë në llogarinë e tyre pezull derbin e paluajtur. Vllaznia apatike, ne kuhatje të mëdha humori sigurisht që mund të ketë në organikë emra të të njëjti nivel me Engatian por asnjëherë ambicjen dhe frymën e themelet e një projekti që në Rrogozhinë e kanë hedhur mbi bazën “beton arme” e në këtë mënyrë asnjë tërmet ndryshimesh të përkohshme nuk mund t’i kërcënojë. Sot Vllaznia është kjo, skuadra që pas epokës “Brdaric” nuk është as “mish e as peshk” ndërsa me Egnatian mësohuni sepse në sezonin e tretë të Superiores është surpriza më e ëmbël e futbollit gri të Superiores.
sfidanti.al