Broja u rikthye në dispozicion të Chelsea-t pas afro 9 muajsh, për këtë festuan tifozët e bluve, tifozët kuqezi, por një vëmendje të veçantë mori edhe postimi i UEFA-s në faqen zyrtare. “Armando Broja zjarr. U rikthye në fundjave pas një dëmtimi”, shkruan UEFA, postim i shoqëruar me golin e famshëm që Broja i realizoi Hungarisë në kualifikueset e Botërorit.
Me Brojën që duhet të gjejë ende formën e tij optimale, legjionari i momentin është Ernest Muçi. Talenti kuqezi zhvilloi një sfidë fantastike përballë Aston Villa-s në Conference League ku realizoi një “dopietë” golash. Pasi u nominua si lojtari më i mirë i raundit të parë, faqja zyrtare e Conference League vijon të mos i ndahet sulmuesit shqiptar: “Ernest Muçi, mbajeni mend këtë emër”, lexohet në postimin e tyre.
sfidanti.al