Duka drejt majës , futbolli që drejton prej dy dekadash drejt ..rënies me kokë ! Sikur e ka kurdisur njeri me dorë fatin e kundërt të presidentit Duka dhe futbollit shqiptar. Sa më lart shkon presidenti në organet e UEFA-s, aq më poshtë bie në klasifikimin e UEFA-s futbolli i tij ose..kampionati ynë! Sa më shumë bujë dhe tymnajë lumturie ngjizet nga media “lartmadhërisë”, aq më pak frymë tifozësh në stadiume, madje presim “derbin” për të kuptuar nëse jemi gjallë apo jo…
Sidoqoftë, presidenti Duka “befason” edhe një herë në UEFA, duke iu afruar edhe më shumë presidentit të tij europian, Ceferin. Edhe pse ithtarët e tij betohen se “Mando” qysh në fëmijëri nuk dilte asnjëherë i dyti, por vetëm i pari, ngushëllimi “alla shqiptar” është se në garën për fronin e futbollit në Europë ..ka vetëm njërin para!
Gjithmonë kemi thirrur rroftë presidenti, por këtë herë do të bëjmë tifo për të dytin. Rroftë zëvëndëspresidenti! Do të durojmë edhe 4 vite, për të kuptuar se sa e vërtetë paska qënë ajo batuta thumbuese e Ceferinit, shefit të UEFA-s, kur erdhi së fundi në Tiranë. S’e mbani mend frazën e tij? “ I paske zyrat edhe më të mëdha se të miat..”
Sfidanti.al