Gjak i ri në Kombëtare, Sylvinho do të mbipopullojë sulmin

Marvin Çuni do të jetë risia më e madhe e trajnerit Sylvinho në listën e ndeshjes kundër Republikës Çeke. Sulmuesi kuqezi që numëron 6 ndeshje me fanellën e skuadrës U-19, u transferua këtë verë nga Bayern Munchen te Frosinone dhe prania e tij në sulmin e Kombëtares rrit centimetrat e ul moshën mesatare.

Bashkë me Çunin do të rikthehet Broja ndërsa Cikalleshi, Muçi, Asani, Seferi dhe Uzuni plotësojnë numrin e sulmuesve në listë që do të jenë plot 6 për duelin e radhës. Çuni, i lindur në Gjermani, është një sulmues shtatlartë, i cili aktualisht po luan me Frozinonen, teksa u transferua këtë verë nga Bayerni që kishte në pronësi kartonin dhe sezonet e fundit e kishte huazuar te Sarbrucken dhe Paderborni. Ndeshja kundër Republikës Çeke do të luhet në datën 12 tetor në Tiranë ndërsa në rast të një suksesi, Shqipëria do të ishte me një këmbë në Euro 2024, saktësisht 8 vite pas debutimit në Francë 2016.

Sfidanti.al