Nagelsmann merr vendimin e parë si trajner i Gjermanisë

“Unë nuk do ta ndryshoj kapitenin, do të jetë Ilkay Gundogan, të cilin e vlerësoj si lojtar dhe si person. Unë tashmë kam folur me Ilkay dhe i kam bërë të ditur se ai është kapiteni ynë dhe se do të mbetet në atë rol”.

Këto janë fjalët e para të Julian Nagelsmann menjëherë pasi mori drejtimin e Gjermanisë, duke e bërë të qartë se kjo është një çështje që nuk do ta trazojë ambjentin në skuadër. Në vijim 36-vjeçari shtoi:

“Kampionati Evropian është prioriteti, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Kryesore është që ne kemi një turne të madh për të luajtur në shtëpi. Gjëja e dytë është që unë dua të krijoj besim të ndërsjellë përmes punës që do të bëjmë. Është e rëndësishme që të punojmë mirë së bashku, puna të jetë shpërblyese dhe të jemi të suksesshëm. Nëse ia dalim, nuk shoh arsye për të mos vazhduar në këtë rol, por nuk jam duke menduar për këtë, dua të shpërblej besimin që më është dhënë duke bërë një punë të mirë dhe besimi nuk vjen vetëm përmes një kontrate 5-vjeçare”. 

sfidanti.al