Pas largimit të papritur të Marcelinos nga pankina, Marseille nuk humbet kohë. Klubi francez emëron Jacques Abardonado në stol dhe do të jetë pikërisht ai që do të drejtojë skuadrën në transfertën e Ajax për ndeshjen e Europa League.
Një emër me peshë që do t’i japë shumë eksperiencë ekipit do të jetë edhe ish-futbolisti Jean-Pierre Papin. Ky i fundit nuk mund ta drejtojë skuadrën si trajner i parë për shkak të mungesës së licencës por do të jetë ai njeriu që do të lëvizë fijet e skuadrës, ndërsa në kampionat mund të ulet në stol pasi Ligue 1 funksionon në bazë të rrregullave të veçanta.
sfidanti.al