Ole Gunar Solskjaer pranon gabimet e së shkuarës dhe të tillë ai quan rikthimin e Cristiano Ronaldos në “Old Trafford” gjatë kohës kur ai ishte në krye të ekipit. Në një intervistë për The Athletic, norvegjezi theksoi se Djajtë e Kuq gabuan me rikthimin e luzitanit që e cilëson si një njeri shumë egoist:
“Ishte pak e vështirë të refuzoje rikthimin e një personazhi si Cristiano Ronaldo. Ndjesia ishte se duhej ta transferonim, por doli që ishte vendimi i gabuar. Çdo gjë dukej në rregull kur e transferuam në fillim dhe tifozët ishin të lumtur. Shënoi dy gola në një ndeshje ndaj Newcastle, ai ishte ende një nga sulmuesit më të mirë në botë. Dukej shumë i fortë, por pastaj gjithçka shkoi keq. Kur punon si grup, të gjithë duhet të ecin në të njëjtin drejtim. Por, pastaj që disa lojtarë ishin shumë egoist”.