Tifozët e Milanit mund të marrin frymë lirisht pasi nuk ka dëmtim srioz për Maignan që al fushën në ndeshjen me Neëcastle. Në buletinin mjekësor të shpërndarë paraditen e së mërkurës nga klubi, sqarohet gjendja e francezit.
“Mike Maignan, gjatë ndeshjes së djeshme pësoi një lëndim në muskujt e kofshës së majtë. Rezonanca magnetike e kryer këtë mëngjes përjashtoi dëmtimet. Evolucioni klinik do të monitorohet ditë pas dite”.
Maignan gjithsesi mund t’i humbasë disa ndeshje, atë me Veronën të shtunën pasdite dhe ndaj Kaljarit të mërkurën e ardhshme, për t’u rikthyer në dispozicion të shtunën e 30 shtatorit përballë Lazios.
sfidanti.al