Arabia pasuron edhe boksin, Fury do të eklipsojë Ronaldon

Tyson Fury kandidat për t’u bërë sportisti më i pasur i planetit dhe si rastësisht në mes qëndron sërish arabia saudite. Është pikërisht vendi i Lindjes së Mesme që i ka mbushur xhepat e “Gipsy Kings” për duelin e datës 28 tetor që do të zhvillohet në Arabinë Saudite kundër Francis Ngannou.

“The Sun” shkruan se kampioni i peshave super të rënda do të arkëtojë një shumë më të madhe edhe se Cristiano e Neymar në një sezon. Nuk ka shifra në lojë por është e sigurt që me kjëtë duel, mbajtësi i gjerdanin WBC do të arkëtojë më shumë se 400 milionë dollarë, shumë e frikshme dhe sigurisht rekord absolut për një ndeshje boksi edhe pse të niveit të tillë. Gjatë muajve të funit, Oalexander Usyk i cili mban 4 gjerdanët e tjerë të peshave super të rënda, ka refuzuar përballjen me britanikun për të regjistruar ndeshjen e shekullit.

sfidanti.al