Jo vetëm ndeshje por edhe merkato. Në prag të duelit të Champions League, Bayern Munchen e Manchester United mund të ndeshen edhe për një ndeshje tjetër shumë të nxehtë, atë në nivel klubesh që lidhet me merkaton. “Djajtë e Kuq” janë të interesuar për transferimin e sulmuesit gjerman Serge Gnabry në “Old Trafford”. Erik Ten Hag e pëlqen shumë sulmuesin gjerman për faktin se ai mund t’i luaj disa pozicione në repartin ofensiv dhe dëshiron transferimin e tij.
Në krahun tjetër, 28-vjeçari nuk ka një vend fiks si titullar te Bayern dhe mund të mendojë rikthimin në Premier League por këtë herë jo me fanellën e Arsenalit. The Mirror ka raportuar se Djajtë e Kuq kanë bërë një ofertë prej 58 milionë eurosh për gjermanin, ofertë që po studiohet nga Bayerni.
sfidanti.al