Messi mbetet në dyshim, Martino nuk e konfirmon

Trajneri i Inter Miami, Gerardo Martino, ka deklaruar se nuk e di nëse Lionel Messi dhe Jordi Alba do të jenë në dispozicion për të luajtur ndaj Torontos këtë javë. Messi mungoi në dy ndeshjet e fundit të Inter Miamit, ndërsa Alba mungoi në humbjen e tyre të thellë 5-2 ndaj Atlanta United. Martino qartësoi se të dy janë të gatshëm të stërviten të martën, por nuk dihet nëse ata do të luajnë në mesjavë.

Inter Miami do të presë ekipin e Torontos në stadiumin “DRV PNK”, me shpresën se ata do të rikthehen tek fitoret pas humbjes ndaj Atlantas. Ish-sulmuesi i Barcelonës, ka shënuar 11 herë në po aq ndeshje, teksa Alba ka shënuar një herë në katër paraqitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

sfidanti.al