Julian Nagelsmann është afër stolit të Kombëtares së Gjermanisë

Pas shkarkimit të Hansi Flick, drejtuesit e Federatës së Gjermanisë duket se janë në rrugën e duhur për të mos e lënë edhe shumë ditë pa trajner ekipin 5 herë kampion bote. Ish-trajneri i Hoffenheim dhe Bayern Munchen, aktualisht ende nën kontratë me bavarezët, mund të marrë drejtimin e skuadrës që po përjeton një moment jo të mirë.

Flick u shkarkua nga posti si trajner i Gjermanisë pas humbjes 4-1 në miqësoren nga Japonia në Wolfsburg në fillim të këtij muaji, duke u bërë trajneri i parë gjerman që shkarkohet që nga krijimi i këtij roli në vitin 1926. Gjermania kishte humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit, me Flick që regjistroi vetëm 12 fitore në 25 ndeshje që kur zëvendësoi Joachim Low në gusht 2021.