Mbappe i fal PSG-së 40 milionë euro për t’u transferuar te Reali

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe thuhet se ka arritur një marrëveshje me Paris Saint Germain që do të lejojë largimin e tij në verën e vitit të ardhshëm. Klubi i detyrohet lojtarit 40 milionë euro si bonus besnikërie, por lojtari ka rënë dakord të mos marrë paratë nëse do të lejohet të largohet në 2024. Është gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka zbuluar një gjë të tillë.

“Kylian Mbappe ka rënë dakord të mos marrë bonusin e tij vjetor të besnikërisë për të luajtur sërish me PSG-në. Me sa dëgjoj, mendoj se destinacioni i tij verën e ardhshme do të jetë Real Madrid, qoftë me klauzolë apo pa pagesë”, deklaron Romano.

sfidanti.al