Kjo nuk ishte java e duhur për legjionarët kuqezi që aktivizohen në Serie A, si rrallë herë këtë periudhë, të paktën ishin ata që dhuruan paraqitje pozitive. Hysaj zbriti në fushë si titullar përballë Juves, por anësori kuqezi u zëvendësua menjëherë me fillimin e pjesës së dytë, një nga lojtarët më pak të vlerësuar pas humbjes 2-1 në Torino, nota 6 për Hysaj.
Pas paraqitjeve fantastike me Shqipërinë, Nedim Bajrami zbriti në fushë si titulluar në sfidën që Sassuolo zhvilloi kundër Frosinones. Fantazisti kuqezi u largua në minutën e 55-të, i vlerësuar me notën 6,6.
Titullar dhe 90 minuta të plota u aktivizua edhe këtë javë Ylber Ramadani. Lecce e tij arriti të dalë me një pikë nga transferta përballë Monza-s, pavarësisht se luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 55-të. Ramadani rezultoi një nga lojtarët më të vlerësuar, nota 7.
Një nga më të mirët në fushë për Shqipërinë në sfidat kundër Republikës Çeke dhe Polonisë, por Berat Gjimshiti nuk u preferua asnjë minutë nga trajneri Gasperini në sfidën kundër Fiorentinës në transfertë. Pa Gjimshitin në formacion, Atalanta pësoi një humbje 3-2. Një mbrëmje të hidhur përjetoi Etrit Berisha, Roma i shënoi plot 7 gola, sigurisht lojtari më notën më të ulët, 5,3. Ismajli dhe Stvien Shpendi u aktivizuan në pjesën e dytë për Empolin. Disa minuta në derbin e Milanos shijoi edhe Kristian Asllani, i aktivuar në minutën e 80-të.